Vdes infermieri nga Mitrovica (foto)
Oda e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e parakohshme të Xhylazim Istrefit, infermier në sektorin e mjekimit urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
Oda e Infermierëve teksa ka shprehur ngushëllime ka thënë se “gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me virtyte të larta njerëzore”.
Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve shëndetësorë me pikëllim është njoftuar për vdekjen e parakohshme të Xhylazim Istrefit, infermier në Sektorin e Mjekimit Urgjent të Qendrës së Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” në Mitrovicë.
Vdekja e parakohshme e Istrefit, na ka prekur gjithë miqtë, familjen dhe komunitetin infermieror.
Gjithë do të kujtojnë Istrefin si një punëtor të zellshëm, dhe humanist me virtyte të larta njerëzore; gjithmonë i gatshëm që gjithë pacientëve t’iu ofrojë ndihmën dhe kujdesin e nevojshëm.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerit dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.