Vdes infermierja Bedrije Gashi, e cila për tri dekada shërbeu në Klinikën e Neonatologjisë

26 janar 2025 | 11:31

“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e infermieres Bedrije Gashi, e cila për tre dekada me zell dhe përkushtim, shërbeu në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Në njoftim thuhet se gjatë punës së saj, ajo trajtoi mijëra foshnje të lindura para kohe, duke i ndihmuar që të gëzojnë jetën.

“ShSKUK dhe QKUK, shprehin ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të Klinikës së Neonatologjisë./”, theksohet në njoftimin për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj të…