Vdes infermierja e burgut të Gjilanit

24 tetor 2023 | 11:45

Oda e Infermiereve të Kosovës me anë të një telegram ngushëllimi, ka njoftuar se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres Bedrana Hyseni nga Gjilani.

Siç ka bërë me dije kjo odë, e ndjera ishte infermiere në njësinë shëndetësore të burgut në Gjilan.

“Telegram ngushëllimi. Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e hershme të infermieres Bedrana Hyseni nga Gjilani. E ndjera ishte infermiere në njësinë shëndetësore të burgut në Gjilan, ku dha një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve. OIK shprehë ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe kolegëve të të ndjerës”, është thënë në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në partneritet me Olimpiadën Speciale, UNDP dhe UNFPA organizuan një…