Vdes ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë
16 janar 2019
| 13:24
Ka ndërruar jetë ish-ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Milan Majhen.
Kryeministri Ramush Haradinaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe institucioneve sllovene, duke vlerësuar se ish-diplomati slloven ka kontribuar në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve.
“Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e Milan Majhen, ish-ambasador i Republikës së Sllovenisë në Kosovë. Ai do të mbetet në kujtesën tonë si mik i mirë dhe një diplomat shembullor, i cili kontribuoi në fuqizimin e miqësisë ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe institucioneve sllovene”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/