Vdes ish-bashkëshortja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq

29 janar 2022 | 20:33

Ksenija Vuçiq, gazetare e njohur serbe dhe bashkëshortja e parë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq ka vdekur sonte në moshën 54-vjeçare në Beograd.

Ksenija Vuçiq ka punuar si gazetare për më shumë se 30 vjet.

Karrierën e ka filluar në TV Studio B, kurse viteve të fundit i ka drejtuar disa emisione në kanalet e TV Pink.

Lajmin e ka konfirmuar në instagram edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ksenija Vuçiq u takua me Vuçiqin në vitin 1995 në Radio Indeks, teksa ishte duke udhëhequr një duel mes tij dhe Aleksandër Çotriqit, raportojnë mediat serbe.

Ata u martuan dy vite më vonë, dhe u ndanë në vitin 2011.

Ata kanë dy fëmijë, një djalë Danilo dhe një vajzë Milica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NGA ARMAND PLAKA Ai njihet si spiuni më i famshëm…