Vdes ish-deputeti i Kushtetutës së Kaçanikut

26 tetor 2020 | 08:45

Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kosovës në Kuvendin e Kaçanikut, Ali Shahini. Ai përveç kontributit të dhënë si nënshkrues i Kushtetutës së Kaçanikut, familja e tij kishte dhënë kontribut edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, djemtë e të cilit ishin kyçur në idealin për liri. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ali Shahini ishte dekoruar kohë më parë për kontributin e tij dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Njoftimi i plotë nga kryetari i Ferizajt:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

 Me pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të deputetit të Kushtetutës së Kaçanikut më 7 Shtator 1990, prindit të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Shahini. Vepra e tij e guximshme për themelet e Kosovës, mishëruar në Deklaratën e Pavarësisë dhe Kushtetutën e Kaçanikut të 7 Shtatorit 1990, frymëzim që brumosi edhe bijtë e tij në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë është skalitur në faqet e historisë së re të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opozita bjelloruse ka bërë thirrje për një grevë të përgjithshme…