Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

06 mars 2021 | 20:00

Ka vdekur gjinekologu i njohur kosovar, Sejdullah Hoxha, njëherësh edhe ish-deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e parë. Një gjë të tillë e kanë njoftuar  dhe miqt  e tij në  “Facebok”.

Hoxha në vitin 1990 ishte zgjedhur kryeshef i Repartit të Lehonave, ndërsa gjatë viteve 1983-2000 punësohet si asistent mësimor për lëndën Gjinekologji-Obstetrikë.

Në 2002 ai përfundoi doktoraturën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Gjatë viteve 1996-1999 punoi si drejtor i maternitetit “Nënë Tereza” në Prishtinë. Më pas nga 1999 deri më 2005 punoi si drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së.

Në vitin 2006 ishte anëtar i bordit të QKUK-së, ndërsa në 2007 bëhet u.d. i kryetarit të Bordit të QKUK-së.Gjinekologu Hoxha mbetet një nga doktorët e nderuar në Kosovë përgjatë vitesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga data 1 korrik 2021, qytetarët e Kosovës, gjatë qëndrimit…