Vdes ish-futbollisti i Anglisë

30 prill 2020 | 12:33

Ish-futbollisti i Anglisë, Trevor Cherry, ka vdekur në moshën 72-vjeçare.

Cherry e filloi karrierën e tij në klubin e vendlindjes, Huddersfield, i bëri gati 500 paraqitje për ekipin legjendar të Leeds në vitet 1970-ta dhe e përfaqësoi vendin e vet Anglinë në 27 takime.

Lajmin e ka bërë të ditur Leeds United. Në njoftim thuhet se Cherry ka vdekur papritmas pasi nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

“Leeds United është i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e legjendës së klubit Trevor Cherry, e cila ndodhi papritmas dhe befasisht”.

Pas një dekade në Leeds, Cherry u largua për t’u bërë lojtar dhe trajner i Bradford. Më vonë, ai e drejtoi edhe skuadrën e Rotherham.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia Covid-19 cenon operacionet e…