Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

19 mars 2024 | 09:32

Ka vdekur, ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip Rugova. I ndjeri do të varroset të enjten në Plavën e Malit të Zi.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën  me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00 Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, thuhet në njoftim.

Për vdekjen e Ben Rugovës ka njoftuar edhe ish-kolegu i tij i studimeve në Tiranë, Besnik Kada.

Kada, të djerin e ka quajtue malsorin më të mirin në shqiptari.

Ngushllimi i plotë i Kadës:

Lamtumirë Malsori ma i mirë i jonë Ben Rugova!

Na ike papritmas duke na mërzitë pamasë, jo vetëm familjen po gjithë  farëfisin, por edhe miqtë e panumërt shqiptar por edhe të Kombeve tjera!

Sot na paska lënë Malsori ma i mirë i Plavë,Gucisë e i Rugovës e gjithë Kosovës! Studenti i shkëlqyer i Tiranës, që me penën e tij të rrallë, do bëhët doajen i brezit  të gazetarisë së Kosovës së pasluftës,mërgimtar i Londrës e institucionalisht i rrallë dhe i dashur për kolegët e institucioninit! Një prind shembull, bashkëshort i Minës e baba i princeshës Sena e Rion djaloshit, një vëlla i rrallë për motrat Sofijen,Selvijen,Arbnorën dhe Agronin !

Institucionet kanë humbur një profesionist të zotin e më të mirun e profesionit, familja kryefamiljarin por edhe komuniteti i gazetarisë kolegun brilant e fjalëpak, luftëtarin e Republikës së Kosovës.

Ben do i mungosh fizikisht familjes e shoqerisë por gjithmonë do mbetesh miku më  i mirë i jonë deri në Amshim! Ngushëllime Familjes së Jakup Rugovës!

Qoftë i përjetshëm kujtimi burri dheut e të pastë dritë shpirti në paqe të pasosune 🥲🙏🏻

Të kujtojmë me këtë poezi të Azem Shkrelit

LAMTUMIRA E MALËSORIT

Asnjë kokë përkulur

Se ja rrëxoni lisat

Asnjë gjëmë mësa guri

Se ja shembni majet

Asnjë lot asnjë

Se ja shteroni krojet

Në sytë e tij vetëm

Harroi prendimin dita

Ç’mendim i vrugët

Ç’mendim i ftohtë ndër vetulla

Lum ky çfarë vdekje

Lamtumirë Ben Rugova i Dardanisë studentore të Tiranës 🙏🏻

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër gra janë raportuara të zhdukura vetëm dje në Kosovë,…