![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/02/kukan.jpg)
Vdes ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën
10 shkurt 2022
| 11:05
Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan.
Kukan ishte ministër i Jashtëm i vendit të tij nga viti 1998 deri në vitin 2006. Ai ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 2009 deri në vitin 2019.
Në vitin 1999 ai ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, i emëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i OKB-së, Kofi Annan. Këtë rol ai e ka mbajtur së bashku me Carl Bildt.