Vdes ish-kandidati për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e fundit

23 shkurt 2023 | 21:32

Ka ndërruar jetë politikani opojali Xhevxhet Tahiri.

Tahiri ishte kandidat për kryetar të komunës së Dragashit në zgjedhjet e fundit të mbajtura në tetor të vitit 2021.

Kështu ka bërë të ditur televizioni Opoja i Dragashit në faqen e tyre në Facebook.

Tahiri ka qenë kandidat për kryetar të Dragashit nga partia “Balli Kombëtar”.

Varrimi i të ndjerit bëhet ditën e premte, me namazin e Xhumasë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shkëlzen Gashi derisa foli për rastin e ambasadorit Martin…