
Vdes ish-këshilltari i Merkelit
06 shtator 2021
| 08:32
Ka ndërruar jetë ish-këshilltari i kancerlares Merkel, Jan Hecker.
Lajmin e ka bërë me dije kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të tij, e mori me dhimbje të madhe.
“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker. Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën.
Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë”, ka shkruar Haradinaj.