Vdes ish-komandanti i UÇK-së, Halim Tolaj
23 shkurt 2019
| 10:19
Sot ka ndërruar jetë njëri prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga rajoni i Dukagjinit.
Halim Tolaj i njohur nga ky rajon si një ushtar e mik shembullor ka vdekur pas një sëmundje të gjatë.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e luftëtarit të lirisë, komandantit Halim Tolaj. E nderuar familje Tolaj, pranoni ngushllimet më të sinqerta nga ana ime. Ngushllime bashkëluftëtarëve dhe miqëve të komandantit Halim Tolaj dhe të gjithë qytetarëve të Komunes së Deçanit! I përjetshëm dhe i paharruar qoftë kujtimi për jetën, veprën, luftën dhe paqen e Komandantit Halim Tolaj!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Daçanit, Bashkim Ramosaj.