Vdes ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi

13 prill 2025 | 18:33

Ka vdekur ish-kryeprokurori i Kosovës Ismet Kabashi. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e tij në Facebook.

Familja njofton se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në ora 16:20.

Njoftimi:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë, Ismet Kabashi.

Ai u nda nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk në zemrat tona. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.

Varrimi i të ndjerit:

Data: 14 prill 2025

Ora: 16:20 (me ikindi)

Vendi: Varrezat e Shipolit, Mitrovicë.

Familja Kabashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KFOR-i kremtoi të dielën e Larit në Frank’s House Restaurant…