Vdes ish-kryetari i parë i FFK-së, Agim Bytyqi
Ka ndërruar jetë ish-kryetari i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi.
Për vdekjen e Bytyqit, telegram ngushëllimi ka bërë edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi.
“Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, kryetarit të parë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Bytyqi, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegram.
Përveç kohës së tij si drejtues i futbollit kosovar, Agim Bytyqi ishte emër i shquar edhe si futbollist, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në klubin e qytetit të tij, Liria në Prizren.
Për vdekjen e Bytyqit, FFK tashmë ka vendosur që të gjitha ndeshjet në futbollin kosovar të nisin me një minutë heshtje.