Vdes ish-portieri shqiptar pas infektimit me Covid-19
08 dhjetor 2021
| 16:20
Ditë zie për futbollin shqiptar dhe skuadrën e Apolonisë së Fierit.
Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, ish-portieri Arben Sinani. Ky lajm është bërë i ditur nga miqtë dhe të afërmit e tij, raportojnë mediet shqiptare.
Sinani është ndarë nga jeta si pasojë e COVID-19 duke mos e fituar dot betejën me virusin.
Një lajm i hidhur ky për futbollin shqiptar, klubin e Apolonisë, familjarët dhe miqtë e tij pas ndarjes nga jeta të ish-portierit Arben Sinani.