Vdes ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe
Robert Mugabe, udhëheqësi i parë i Zimbabvesë, pas pavarësisë, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.
Mugabe ka qenë në një spital në Singapor, që nga prilli.
Ai u rrëzua nga pozita, pëmes një grushtshteti ushtarak në nëntor të vitit 2017, duke i dhënë fund tri dekadave në pushtet.
Ai fitoi zgjedhjet e para të Zimbabvesë pas pavarësisë, duke u bërë kryeministër në vitin 1980 dhe president më 1987.
Vitet e para të sundimit të tij u vlerësuan për zgjerimin e çasjes në kujdes shëndetësor dhe arsim.
Por programi i tij i diskutueshëm për reformën e pronave shkaktoi një kolaps ekonomik, dhe vitet e tij të fundit u shënuan me rritje abuzime të të drejtave të njeriut dhe korrupsion.
Ai është gjithashtu ishte i njohur për fyerjet ndaj Perëndimin, kundërshtarëve të tij dhe gazetarët.
Pasardhësi i tij, presidenti i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, shprehu “trishtimin e tij” për vdekjen e Mugabes, duke e quajtur atë “babai themelues i Zimbabvesë” dhe “një ikonë e çlirimit”.