Vdes ish-trajneri i Argjentinës
08 dhjetor 2020
| 21:57
Ish-trajneri i Argjentinës dhe Estudiantes, Alejandro Sabell,a ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.
Sabella u shtrua në spital më 26 nëntor në mënyrë që t’i nënshtrohej një trajtimi urgjent të zemrës, një ditë pasi Diego Maradona vdiq në shtëpinë e tij në Tigre.
Ish-trajneri fillimisht iu përgjigj mirë trajtimit, por gjendja e tij u përkeqësua pasi pësoi një infeksion dhe ai qëndroi në kujdes intensiv për gati dy javë në një klinikë private në Belgrano, Buenos Aires.
Sabella drejtoi Argjentinën në Kupën e Botës së vitit 2014, ku arritën deri në finale.