Vdes ish-trajneri i Prishtinës, Çiro Bllazheviq

08 shkurt 2023 | 08:10

Ka vdekur ish-futbollisti dhe trajneri i njohur kroat, Miroslav Çiro Bllazheviq. Ai ishte edhe trajner i Prishtinës në vitin 1986, në kohën kur klubi i kryeqytetit të Kosovës luante në ligën e parë federative të ish-Jugosllavisë.

Ai luftoi me kancerin për shumë vjet. Ai u diagnostikua për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2011. Legjendari Çiro e mundi dy herë këtë, por dështoi herën e tretë, raportojnë mediet kroate.

Ai vdiq një ditë para ditëlindjes së tij të 89.

Çiro Bllazheviq luajti për ekipe si Dinamo e Zagrebit, Lokomotiva, Sarajeva, Rijeka e Sioni.

Karrierën e trajnerit e ka nisur në Vevej, ka drejtuar edhe Sionin në Zvicër, Rijekën, Dinamo Zagrebin e Grasshoperin. Ai ishte edhe trajneri i Nantes e PAOK-ut.

Në vitin 1998 ai udhëhoqi Kroacinë drejt një medalje të madhe bronzi në Kampionatin Botëror në Francë.

Më vonë ai drejtoi Iranin, Osijekun, Hajdukun, ndërsa nga viti 2008 deri në vitin 2009 ishte trajner i Bosnjë-Hercegovinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FBI-ja dhe agjencitë e zbatimit të ligjit të katër vendeve…