
Vdes ish-ushtari i UÇK-së
21 mars 2021
| 21:23
Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Hasani.
Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj duke thënë se, Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj.
I ndjeri përgjatë luftës kryente detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Smolicë.
Postimi në Facebook i Haradinajt:
Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut dhe bashkëluftëtarit tim Hasan Hasani nga Smolica.
Hasani ishte i angazhuar në Luftën Çlirimtare që nga fillimi i saj me të gjithë dijen e tij ushtarake dhe kreu me nderë detyrën e komandantit të Shtabit Lokal në Smolicë.
Ngushëlloj familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën.
Baci Hasan u prehtë në paqe!
RH.