Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Musa Derguti

16 gusht 2021 | 15:24

Në moshën 68 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Musa Derguti, nga Skenderaj.

Derguti kishte shërbyer si mësimdhënës për 40 vjet rresht në shkollën fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, në të cilën për 12 vjet ishte edhe drejtor.

I ndjeri për pesë vjet kishte qenë drejtor i bibliotekës së qytetit si dhe për shumë vite ishte edhe asamblist në Komunën e Skenderajt.

Njoftimin për ndarjen nga jeta të Dërguti e ka bërë kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Me pikëlloi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta të luftëtarit të ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarit dhe  atdhetarit tonë Musa Derguti.

Musa Derguti ishte zv/komandant i Batalionit të Parë të Zonës së Drenicës, luftëtar i dalluar dhe shembull për ushtarët tjerë.

Nga viti 2000 deri në vitin 2011, ishte drejtor i shkollës fillore “Shaban Jashari”,  ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm në udhëheqjen dhe ngritjen e cilësisë në këtë shkollë, duke nxjerrë gjeneratat më të përgatitura që sot kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e komunës dhe shtetit tonë.

Pas vitit 2011 punoi si drejtor në Bibliotekën e qytetit tonë, duke iu shërbyer fëmijëve dhe të rinjve me përkushtim maksimal.

Largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe për komunën tonë, bashkëpunëtorët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.

Në emrin tim personal dhe të komunës sonë, familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njohën iu shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e tij nga jeta.

Lamtumirë baca Musë Derguti!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaji i lulediellit dhe vaji i misrit në të njëjtin…