Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Nezir Neziri

29 maj 2022 | 21:40

Ka ndërruar jetë Nezir Neziri, njëri ndër luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, veprimtar i çështjes kombëtare, ish-eprori i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe njeriu që dha shumë për lirinë e Kosovës.

Ish-Komandanti i Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj këtë lajm mortor e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar fjalë të mëdha për të ndjerin.

“Bashkë në luftë dhe në paqe. Jeta jote kaloi në rrugën e lavdisë dhe sakrificave. Përgjithmonë në kujtimin tonë, Nezir!”, ka shkruar Haradinaj në postim.

Haradinaj kishte vizituar ditë më parë edhe në spital ish-ushtarin e UÇK-së, tashmë të ndjerë. Madje Haradinaj kishte thënë se “Nezir Neziri ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së. Ai ishte shquar për trimëri e guxim dhe ishte pjesëmarrës në dhjetëra beteja gjatë Luftës Çlirimtare”.

Varrimi i eprorit të UÇK-së e TMK-së do të bëhet në ora 14:00 në Kompleksin Memorial në Jabllanicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nottingham Forest-i është rikthyer në Premierligë pas 23 vjetësh. Nottingham…