Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Rexhep Ahmeti
08 dhjetor 2019
| 22:57
Pas një sëmundje të rëndë, sot në spitalin e Mitrovicës vdiq aktivisti dhe profesori i Sociologjisë Rexhep Ahmeti.
Profesor Ahmeti ka qenë ushtar i UÇK-së, drejtor shkolle, profesor në shkollë të mesme e po ashtu ka qenë edhe i angazhuar si profesor për një kohë në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, konkretisht me datë 9 dhjetor 2019, me kohën e ikindisë në varrezat e dëshmorëve të lirisë në Shipol të Mitrovicës.