Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Sadik Makolli

15 shkurt 2021 | 20:28

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Makolli, ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë me dije kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Klinaku ka thënë se Sadiku i takonte organizimeve të herëshme ilegale të viteve ’80’ dhe ishte po ashtu veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së dhe veteran i UÇK-së.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot, me 15.02.2021, nga një sëmundje e shkurtër ndërroj jetë shoku ynë bashkëveprimtar, Sadik Makolli. Sadiku, i takonte organizimeve të hershme ilegale te viteve 80, veprimtar i hershëm i LPK-së, LKÇK-së, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, më herët në OVL UÇK ishte kryetar i degës së Artanës dhe anëtar i Këshillit Drejtues në qendër. I qoftë i lehtë dheu mbi varr!”, ka shkruar Klinaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ismet Beqiri,…