Vdes ish-ushtari i UÇK-së, u rrëzua nga skelet

09 mars 2021 | 20:52

Gjatë mesditës të së hënës në vendin e punës ka humbur jetën aksidentalisht ish-ushtari i UÇK-së Irfan Dauti nga Shtimja, i cili është rrëzuar nga një lartësi prej katër metrash, nga një skelarie lëvizëse.

47 vjeçari ishte duke punuar në disa konstruksione metali pranë një qendre tregtare në lagjen Veternik të kryeqytetit, teksa ishte punëtor i një kompanie private, e kontraktuar nga investitori për të ndërtuar një serë lulesh, përcjellë Klan Kosova.

Megjithatë ende nuk dihet se cili nga bashkëpunëtorët e ka përgjegjësinë sa i përket kushteve dhe sigurisë në punë.

Veçse zëvendëskryeinspektori i Inspektoratit të Punës Agim Mullaku, tha se viktima gjatë punës nuk kishte qenë i pajisur me pajisjet e duhura mbrojtëse, teksa shtojë që edhe skelet nuk kishin qenë stabile.

Lidhur me këtë Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat Jusuf Azemi, tregon se Kosova vazhdon të jetë e para në rajon sa i përket shifrave të vdekjeve aksidentale në punë.

https://www.youtube.com/watch?v=229Ai8hUupM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda ditësh, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do…