Vdes ish-veterani i UÇK-së dhe ish-gazetari nga Klina

01 maj 2021 | 19:10

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-gazetari, Valdet Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish-veteranit të UÇK-së e ish-gazetarit, Valdet Berishës.

Valdeti, përveç që njihej si një nga organizatorët e moderatorët e ngjarjeve kulturore e manifestimeve në Komunën e Klinës, ai ishte edhe veprimtar i çështjes kombëtare e dikur edhe punonjës në administratën e Komunës së Klinës”, shkroi Elezaj në Facebook.

Ai u shprehi ngushëllime familjes e miqëve për humbjen e më të dashurit të tyre.

“I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, ish bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 'ditën e punëtorit' 1 maji dhe në 203 vjetorin…