Ndërron jetë ish-zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës
Kryetari i ri i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, Muhamet Hoti.
Ai ka shkruar se ikja e Hotit e ka pikëlluar jashtë mase, teksa ka shtuar se kujtimet e rrugëtimit të tyre të përbashkët do te jenë çdo herë të forta.
Kastrati ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një fotografi me të ndjerin dhe Fatmir Limaj në ditën që kishte fituar zgjedhjet.
Postimi i plotë i Kastratit:
Lamtumirë i dashur Met!
Më pikëlloj pa masë ikja jote e hershme nga kjo jetë, miku im i jetës, Muhamet Hoti.
Do të jenë të forta kujtimet e gjithë rrugëtimit tonë të përbashkët, në studime dhe më pas!
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë shoqërisë së Metit tonë të ndjerë!
Zoti e shpërbleftë me xhenet!