Vdes këmbësori që u godit nga vetura në Podujevë

21 shkurt 2021 | 20:45

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Rastin e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori që menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut. Këmbësori V.A. mashkull 67 vjeç, i lënduar në aksident nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë në Podujevë. Bazuar në informatat e fundit të pranuara nga vendi i ngjarjes tretman mjekësor ka kërkuar edhe një person tjetër (pasagjer në veturën e përfshirë në aksident)”, ka bërë me dije Ahmeti.

(A.M/Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kryejnë grabitje në një lokal, deklarohet Policia Sonte…