Vdes Kofi Annan, ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së
18 gusht 2018
| 11:55
Ish-kreu i OKB-së, Kofi Anan ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Lajmin është bërë i ditur përmes llogarisë zyrtare në “Twitter” të Agjencisë së Migrimit e Kombeve të Bashkuara.
“Sot mbajmë zi për humbjen e një njeriu të madh, një lideri dhe një vizionari: ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan. Një jetë e jetuar mirë. Një jetë që ia vlen të celebrohet”, thuhet në postimin e tyre.