Vdes komandanti i ‘Tigrave’ të Arkanit
25 tetor 2018
| 21:31
Një prej komandantëve të “Tigrave” famëkeqe, Borislav Peleviq, kumbara e Arkanit dhe Ceca Razhnjatoviqit ka vdekur në moshën 61 vjeçare në Beograd.
Peleviq i lindur më 22 nëntor 1956 në fshatin Bublje afër Pejës, si vullnetar i forcave paramilitare serbe ka marrë pjesë në luftërat në Kroaci dhe në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1991-1995, ku kishte marrë pjesë në vrasje, persekutim dhe dëbim të civilëve.
Kohëve të fundit ka punuar si profesor në Shkollën e lartë të sporteve në Beograd./Insajderi