Vdes kontribuuesja e madhe sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur sot anëtarja e KOK-ut, Shqipe Bajçinca-Brestovci.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se me KOK-u me pikëllim të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të kontribuueses së madhe të sportit, Shqipe Bajçinca-Brestovci.
“Shqipja ishte anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut në dy mandatet e fundit, duke dhënë kontribut të çmuar për gjithë lëvizjen Olimpike, promovimin e vlerave olimpike dhe avancimin e sportit. Ajo ishte kryetare komisionit “Femra dhe Sporti”, ku ishte zë i femrave, të cilat i shtynte për të drejtat e tyre në sport, anëtare e Komisionit për kategorizimin e sporteve, sportistëve dhe trajnerëve, etj”.
“Bajçinca-Brestovci ishte edhe pedagoge në Fakultetin e Edikimit Fizik dhe Sportit, ndërsa gjatë karrierës 24 vjeçare si si sportiste ishte marrë edhe me karate, atletikë dhe hendboll. Shqipja, e cila dallohej për tejkalim të sfidave, këtë herë nuk mundi të kalojë sëmundjen e rëndë, nga e cila po vuante prej disa vitesh”, thuhet në njoftim.
Ndër tjera, në emër të Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë lëvizjes olimpike në Kosovë janë shprehur ngushëllimet më të thella, familjes së saj, sportdashësve dhe miqve të shumtë.