Vdes kryetari i një komune në Turqi, dyshohet se u vra nga nipi i tij

04 nëntor 2024 | 16:47

Hilmi Sen, kryetar i Komunës së Baliseykh në provincën Kirikale në Turqi është vrarë mëngjesin e së hënës pas një sulmi të armatosur. Shoferi i tij gjithashtu ka vdekur, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur gjatë sulmit.

Sulmuesi dyshohet se është nipi i kryebashkiakut dhe është bër me dije  se u ka thënë oficerëve që e kanë arrestuar se ai e ka vrarë kryebashkiakun sepse nuk e kishte mbajtur premtimin për ta punësuar. Hilmi Şen, i cili është zgjedhur kryetar bashkie nga Partia e Ri-Mirëqenies, ka dhënë dorëheqjen nga partia e tij korrikun e kaluar.

Sen, i cili ka vazhduar detyrën në mënyrë të pavarur është plagosur rëndë si pasojë e një sulmi të armatosur nga i dyshuari E.Ş në qendër të rrethit në mëngjes.

Kryebashkiaku i Balışeyh Hilmi Şen dhe 3 persona të tjerë janë dërguar në spitalin e rrethit me ambulancë, por ai nuk ka mundur t’ju mbijetonte plagëve./TRT Haber

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menaxheri i fushatës së Barack Obamës në vitin 2012, Jim…