Vdes legjenda e futbollit botëror

29 dhjetor 2022 | 20:10

Sonte bota e futbollit është në zi. Legjenda braziliane e futbollit, Pele ka vdekur sot.

Ai vdiq në moshën 82-vjeçare.

Pele konsiderohej si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, ndërsa fitoi tri herë Kupën e Botës radhazi me Brazilin.

Pele ishte trajtuar për kancer të zorrës së trashë, pas operacionit për heqjen e një tumori në shtator 2021 dhe kishte kërkuar trajtim të rregullt mjekësor. 

Pasi u pranua përsëri në spital në fund të nëntorit për të rivlerësuar trajtimin e tij të kancerit, ai u diagnostikua me një infeksion të frymëmarrjes përpara se të transferohej më pas në kujdesin paliativ kur trupi i tij nuk reagonte ndaj kimioterapisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të jenë ende…