Vdes legjenda e Liverpoolit, Tommy Smith
13 prill 2019
| 00:51
Ka vdekur legjenda e Liverpoolit, Tommy Smith sot në moshën 74 vjeçare, ka konfirmuar familja e tij, raporton Liverpool Echo.
Smith, që mbante nofkën “Hekuri i Anfieldit” gjatë karrierës së tij, vdiq të premten në mbrëmje pas një lifte me dementian.
Ai ka pasur probleme shëndetësore në vitet e fundit.
Smith kishte veshur fanellën e Liverpoolit për 18 vjet, derisa ishte një nga figurat më të rëndësishme në historinë e lavdishme të klubit nga Anfield Road.
Ai ishte një nga mesfushorët më të vështirë në futbollin anglez, derisa ndihmoi “Të Kuqtë” të fitonin katër tituj të ligës, dy FA Cup, dhe European Cup (Liga e Kampionëve) në Romë më 1977.