Vdes legjenda e Milanit
12 korrik 2022
| 16:00
Milani është në zi pasi është ndarë nga jeta një nga emrat më të rëndësishëm në historinë e klubit “kuqezi”.
Victor Benitez ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në Milano, ndërsa ky lajm i ka prekur të gjithë mbështetësit e Milanit.
Ish-mbrojtësi ishte pjesë e formacionit startues “Djallit”, të udhëhequr nga Nereo Rocco, në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Benficës në “Wembley” të vitit 1963, me skuadrën “kuqezi” që fitoi edhe trofeun e parë të këtij kompeticioni.