Vdes legjenda e muzikës spanjolle
10 shtator 2019
| 11:49
Këngëtari i famshëm spanjoll Camilo Sesto është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare. Ai ka vdekur në një spital në Madrid. Vdekja e tij është konfirmuar nga menaxheri i tij, Eduardo Guervos, për transmetuesin publik spanjoll “TVE”. Guervos ka thënë se Sesto ka pësuar dy herë sulm në zemër. Ai ishte duke u trajtuar nga mjekët në lidhje me sëmundjet e zemrës. Sesto publikonte pothuajse një album çdo vit nga viti 1970 deri më 1980. Hitet e tij përfshijnë “Algo de Mi”, “Perdoname” dhe “Melina”. Kënga e tij “Amor Mio, Que Me Has Hecho” kryesoi listat e Billboard Latin më 1991. Sesto nuk ishte martuar kurrë dhe kishte një djalë, Camilo Blanes, nga marrëdhënia e tij me Lourdes Ornelas.