Vdes legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo

01 tetor 2024 | 12:17

Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare nga kanceri në tru, është bërë e ditur të hënën nga liga amerikane e basketbollit.

“Dikembe Mutombo ishte thjeshtë më i madh se jeta”, ka thënë komisionieri i NBA-së, Adam Silver në një deklaratë.

“Në fushën e lojës ai ishte një nga bllokuesit më të mëdhenj dhe njëri prej lojtarëve më të mirë mbrojtës në histori të NBA-së. Jashtë parketit  ai la zemrën dhe shpirtin për të ndihmuar të tjerët. Nuk kishte njeri më të denjë se Dikembe për të shërbyer si Ambasadori i parë global i NBA-së. Ai donte që loja e basketbollit të kishte ndikim në komunitet, sidomos në vendin e lindjes, Republikën Demokratike të Kongos”. Mutombo ishte i lindur në Kinshasa të Kongos.

Lista e të arriturave të tij është shumë e gjatë. Në All Star të NBA-së ishte tetë herë. Katër herë ishte lojtari më i mirë mbrojtës në NBA, në vitet 1995, 1997, 1998 e 2001. Në NBA ka shënuar 11 mijë e 729 pikë, apo 9,8 pikë për ndeshje. I kishte plot 12 mijë e 359 kërcime, apo 10,3 kërcime për ndeshje. Karrierën e përfundoi me 3289 bllokada.

Ka luajtur për Denver Nugets, Atlanta Hawks, Philadeplhia 76-ers, New Jersey Nets, New York Knicks e Houston Rockets. Në NBA ishte prej vitit 1991 e deri në vitin 2009. Mutombo është në Hollin e të Famshëmve të NBA-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Unionit të Pavarur të Studentëve të…