Vdes legjenda e sportit gjerman, Graciano Rocchigiani

02 tetor 2018 | 20:01

Ish-kampioni botëror në boks Graciano Rocchigiani ka vdekur pas një aksidenti në Itali.

Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, shkruan blick.ch, përcjellë Klan Kosova.

Rocchigiani u bë për herë të parë kampion i botës në IFB për peshat e mesme në moshën 30-vjeçare.

Pas përfundimit të karrierës së tij, ai kishte shkaktuar shumë skandale me anë të konflikteve dhe rrahjeve, dhe shpesh ato kishin përfunduar me afro 1 vit  burgim, në vitin 2002 pasi ishte rrahur me 30-të policë.

Edhe në vitin 2007 Graciano Rocchigiani, pas incidenteve me një taksist ishte rikthyer në burg. Ai ishte dënuar edhe për ngasje në gjendje të dehur, me 240 ditë të tjera.

Njoftimin për vdekjen e tij e dha vajza e tij, Andrea.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Historinë e kësaj kulle e di gjithë Podujeva. Është ndër…