Vdes luftëtari i UÇK-së dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

12 janar 2025 | 19:55

Është ndarë nga jeta sot humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi, i cili ishte ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe bashkëluftëtar i heroit Ilaz Kodra.

Jonuzi ndërtoi kullën e jetimit në Prevallë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur profesori universitar Gëzim Qerimi, i cili ka thënë se
Haxhi Kemajli ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe bashkëluftëtar i heroit Ilaz Kodra, të cilin e donte dhe e nderonte pa masë. Përkushtimi i tij ndaj lirisë dhe sakrifica për atdheun janë pjesë e pandarë e trashëgimisë së tij.

Postimi i plotë i Qerimit në profilin e vet në “Facebook”:

Sot ka ndërruar jetë Haxhi Kemajl Jonuzi, një burrë i madh që jetoi për t’u shërbyer jetimëve dhe për të ndërtuar të ardhme për ta. Ai ndërtoi kullën e jetimit në Prevallë dhe për çerek shekulli ishte drita dhe shpresa e tyre.

Haxhi Kemajli ishte luftëtar i orëve të para të UÇK-së dhe bashkëluftëtar i heroit Ilaz Kodra, të cilin e donte dhe e nderonte pa masë. Përkushtimi i tij ndaj lirisë dhe sakrifica për atdheun janë pjesë e pandarë e trashëgimisë së tij.

Për mua, ai ishte më shumë se vëlla e mik – ishte një udhërrëfyes i paepur, një shembull i virtytit dhe përkushtimit, që kurrë nuk më fliste për kënaqësitë e kësaj bote, por gjithmonë për përjetësinë. Zemra e tij rrihte për botën tjetër, për takimin me Allahun.

O Zot, prano shpirtin e tij në mëshirën Tënde të pafund dhe na bashko në Xhenetin Firdeus.

Haxhi Kemajli do të na mungojë përgjithmonë, por trashëgimia e tij do të jetojë në zemrat tona. Ju lutem, përfshijeni në lutjet tuaja.

Varrimi do të kryhet nesër, në ora 12:00, pas namazit të drekës, në Xhaminë e Bajraklisë në Prizren.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Shiko më pak

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është ndaluar në shëtitoren…