Vdes mbretëresha Zulu, një muaj pasi mori fronin

30 prill 2021 | 13:48

Familja mbretërore Zulu në Afrikën e Jugut ka njoftuar vdekjen e Mbretëreshës Shiyiwe Mantfombi Dlamini Zulu, vetëm një muaj pasi ajo mori fronin.

Mbretëresha Mantfombi, 65 vjeç, u bë drejtuesja e përkohshme e grupit etnik më të madh në Afrikën e jugut muajin e kaluar, pas vdekjes së Mbretit Zulu, Goodwill Zwelithini.

Familja mbretërore tha se vdekja e saj ka befasuar të gjithë dhe ende nuk është vendosur se kush do ta pasojë në fron. Megjithatë, kryeministri i Mbretëreshës së ndjerë, Princi Mangosuthu Buthelezi siguroi 11 milionë banorët e kombit Zulu se nuk do të ketë vakum pushteti.

Ajo mori drejtimin e vendit me 24 mars, pasi bashkëshorti i saj 72-vjeçar, ndërroi jetë në spital pas ndërlikimeve që lidheshin me diabetin. Zwelithini sundonte prej 50 vitesh.

Mbretëresha ishte bashkëshortja kryesore nga gjashtë që Mbreti kishte, pasi edhe vetë vinte nga një familje mbretërore, duke qenë motra e Mbretit Mswati III i Eswatini-t, ose Zvazilandës, një monarki absolute.

Mbretëresha MaDlamini Zulu kishte 8 fëmijë, mes të cilëve 5 meshkuj. Sipas raportimeve, djali i sja i madh, Princi 47-vjeçar Misuzulu, është kandidati kryesor për të marrë fronin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka…