Vdes “mbreti i kumarit”
Stanley Ho, manjati nga Hong Kongu, që ka meritat për kthimin e Macau-t kryeqytet të kumarit në botë, ka vdekur në moshën 98-vjeçare.
Ho ishte një nga njerëzit më të pasur të Azisë dhe njihej me emrin “mbreti i kumarit”.
Ai ishte kreu i një prej bizneseve më fitimprurëse të lojërave, SJM Holdings, vlera e të cilës llogaritet 6 miliardë Dollarë.
Edhe pse i njohur me këtë nofkë, Ho, njihet për këshillat që u jepte familjarëve dhe miqve për ta shmangur kumarin.
Ho dominoi biznesin e kazinove në Macau pasi fitoi një licencë nga qeveria në vitin 1960.
Me rritjen e pasurisë, ai e zgjeroi biznesin përtej Macaut duke ndërtuar ndërtesa rezidenciale dhe zyra në Hong Kong.
Gjithashtu kazinotë e tij punojnë në Portugali dhe Korenë e Veriut. Ho kishte katër gra dhe 17 fëmijë./tvklan.al/