Vdes më e moshuara e Junikut
Në moshën 106-vjeçare ka ndërruar jetë Cyme Isufaj, gruaja më e moshuar në komunën e Junikut. Këtë njoftim e ka dhënë Zyra për Informim e kësaj komune, e cila ka ngushëlluar familjen dhe qytetarët e Junikut.
Njoftimi i plotë:
Ka ndërruar jetë Cyme Isufaj (1914-2020), qytetarja më e vjetër e Junikut
Komuna e Junikut gjatë këti viti ka përjetuar vdekje të rënda dhe të parakohshme, si vdekjet e hershme e tronditëse të ditëve të fundit të Selman Knushit e Sokol Velijaj.
Pas këtyre vdekjeve të cilat Juniku i përjetoj rënd u shua dhe shpirti më i vjetër në komunën e Junikut, ai i nënës Cyme. Nënën Cymë do e kujtojmë si nënë të urtë, fisnike shqiptare mbijetuese e shumë sfidave dhe vështirësive me të cilat u ballafaqua gruaja shqiptare ndër shekuj, e cila përkundër stuhive dhe vështirësive me të cilat e përballi jeta arriti të gëzoj mbi 1 shekull jetë.
Nëna Cyme u nda nga jeta në moshën 106 vjeçare.
Ngushëllime të sinqerta familjes Makaj dhe të gjithë qytetarëve të Junikut.
Shpirti i saj u prehtë në paqe!
https://www.facebook.com/KomunaJunik/photos/a.584757874913439/3182300398492494/?type=3&theater