Vdes Mikhail Gorbaçov

30 gusht 2022 | 23:10

Në Spitalin Qendror të Moskës ka vdekur në moshën 91-vjeçare lideri i fundit i Bashkimit Sovjektik, Mikhail Gorbaçov. Kështu kanë raportuar agjencitë ruse të lajmeve Tass, RIA, Novosti dhe Interfac.

Gorbaçov njihet si lideri që i dha fund Luftës së Ftohtë pa gjakderdhje, por që dështoi ta evitojë rënien e Bashkimit Sovjetik.

Sipas raportimeve, gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë dhe ditëve të fundit i ishte nënshtruar trajtimit mjekësor.

Ish-presidenti i Bashkimit Sovjektik kishte arritur marrëveshje për uljen e prodhimit të armëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte hyrë në partneritet me fuqitë perëndimore për t’i dhënë fund Perdes së Hekurt, që kishte ndarë Evropën nga Lufta e Dytë Botërore. Këto politika të tij, i kishin dhënë mundësinë për bashkim dy Gjermanive.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka pësuar një tjetër humbje, duke konfirmuar problemet që…