Vdes një punëtor i kontraktuar në ndërmarrjen ‘Trepça’, KPMM-ja jep detaje

27 prill 2020 | 14:17

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka bërë me dije se më 25 prill ka ndodhur një aksident më fatalitet minierën e “Trepçës- Njësia e Crnacit”.

“Ju njoftojmë se me datë 25.04.2020 ka ndodhur një aksident me fatalitet-vdekje e një punëtori në minierën e ‘Trepçës-Njësia e Crnacit’. Aksidenti ka ndodhur në horizontin e VIII-të, punishtja 11/8-1 në minierën Crnac, dhe nga ky aksident ka humbur jetën punëtori M.M, i datëlindjes 1968. I ndjeri ishte punëtor i nënkontraktuar i ndërmarrjes ‘RudarInvest’. Me rastin e  marrjes së njoftimit nga  stafi i minierës ‘Trepça-Crnac’, KPMM-ja respektivisht kryeinspektori  i minierave, z. Fatmir Gerguri menjëherë ka organizuar ekipin e inspektoratit dhe kane dale ne vend te ngjarjes”.

“Po ashtu në vend ngjarje kanë mbërri të gjitha institucionet e nevojshme që janë përgjegjës për hetimin e aksidentit si; Policia e Kosovës-njësia e hetimeve e cila ka përfaqësuar edhe prokurorin hetues, Mjekësia ligjore e punës, udhëheqës të minierës Crnac, dhe udhëheqësi i ndërmarrjes ‘RudarInvest’”, ka njoftuar KPMM-ja.

Më tutje, KPMM-ja ka bërë me dije se pas nxjerrjes së viktimës nga vendi i aksidentit, rreth orës 19:15 të datës 25.04.2020 trupi i viktimës është përcjellë për obduksion ne QKUK ne Prishtinë.

“Nga KPMM është formuar menjëherë komisioni profesional i cili ka filluar punë qysh atë ditë dhe është lëshuar urdhër për sigurimin e zonës se aksidentit dhe hetimin e detajuar te shkaqeve te aksidentit. Inspektorati ka ndaluar punën ne Horizontin ne te cilin ka ndodhur aksidenti deri ne përfundimin e hetimeve, ndërsa ndërmarrjes i lejohet puna ne vend punishtet e tjera”, ka njoftuar KPMM-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e apo heqjen…