Vdes ministri boshnjak, ishte prekur me Covid-19

29 korrik 2020 | 14:22

Ministri Federal i Çështjeve të Veteranëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, Salko Bukvareviq ka ndërruar jetë pasi ishte i prekur me Covid-19.

Shëndeti i tij u përkeqësua të hënën, me ç`rast ai ishte vendosur në respirator.

Më 22 korrik, Bukvareviq doli pozitiv  me koronavirus raporton portali “Klix.ba”.

Bukvareviq ka lindur në vitin 1967 në Kalesija.

Që nga viti 2015, ai ka mbajtur postin e Ministrit për Çështjet e Veteranëve në Qeverinë e Bosnjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka deklaruar se ka dalë…