Vdes mitrovicasi në Strasburg të Francës, Agim Bahtiri: Jam pranë familjes së Leonardit për të ndarë dhimbjen
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka bërë të ditur se pas një aksidenti të ndodhur katër ditë më parë, ka ndërruar jetë i riu mitrovicas me vendabanim në Strasburg të Francës, Leonard Gashi.
“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të qytetarit të dashur të Mitrovicës dhe nipit të familjes sonë, Leonard Gashi. 💔
Para katër ditësh, Leonardi pësoi një aksident në Strasburg të Francës dhe pas tri ditësh në koma, dje ndërroi jetë pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të rënda.
Në këto ditë të vështira, kam ardhur këtu në Francë së bashku me shoqen dhe djalin tim Kastriotin, pranë familjes së Leonardit për të ndarë dhimbjen dhe për të qenë mbështetje për ta.”, ka shkruar në njoftimin e tij, Agim Bahtiri.
Njoftimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi! Të dashur qytetarë,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë, ju njoftoj për ndarjen nga jeta të qytetarit të dashur të Mitrovicës dhe nipit të familjes sonë, Leonard Gashi. 💔
Para katër ditësh, Leonardi pësoi një aksident në Strasburg të Francës dhe pas tri ditësh në koma, dje ndërroi jetë pasi nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të rënda.
Në këto ditë të vështira, kam ardhur këtu në Francë së bashku me shoqen dhe djalin tim Kastriotin, pranë familjes së Leonardit për të ndarë dhimbjen dhe për të qenë mbështetje për ta.
Ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që u lutët dhe shpresuat për shërimin e tij. Lutjet tuaja na kanë dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë. Zoti e deshi më shumë se ne atë engjëll dhe e mori pranë vetes.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Agim Bahtiri dhe familja e Leonardit.