![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/Lajmi-i-Fundit-02.jpg)
Vdes mjekja e QKMF-së në Prishtinë
12 korrik 2022
| 13:03
Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e Dr. Azijada Jamini. Dr. Azijada Jamini ishte e specializuar në fushën e mjekësisë së përgjithshme, derisa ka punuar në Qendrën Kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë.
“Në vitin 1985 ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e mjekësisë, në Tuzla të Bosnjës dhe Hercegovinës. Dr. Jamini ka punuar në Qendrën Kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, si mjeke e përgjithshme. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në njoftimin e OMK-së.