Vdes mjeku amerikan që shërbeu gjatë luftës në Kosovë
25 korrik 2019
| 09:29
Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare mjeku amerikan, Dr. Will Noyes.
Gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ai la Amerikën dhe erdhi për të shërbyer si kirurg në Spitalin e Kukësit, ku shërbeu duke dhënë ndihmën mjekësore për shumë civilë dhe luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas misionit të tij human për ndihmën ndaj kosovarëve, mjeku amerikan ishte kthyer në vendlindjen e tij ku kishte hapur një fond për të ndihmuar me furnizime mjekësore popullin shqiptar