Vdes mjeku i FIFA-s pas trazirave në ndeshjen Nigeri – Ganë
Mjeku zambian, Joseph Kabungo, i cili kryen edhe funksionin e mjekut zyrtar të FIFA -s, ka humbur jetën mbrëmjen e së martës pas ndeshjes mes Nigerisë dhe Ganës.
Pas rezultatit 0:0 në shtëpi, Gana arriti të luajë 1:1 me mysafirët dhe të kualifikohet në Botëror, ndërsa trazira të tmerrshme u panë në stadium nga tifozët vendas që demoluan gjithçka që ju doli përpara, njoftojnë mediat e huaja.
Një mëngjes më vonë mbërriti konfirmimi se Kabungo, i cili ishte oficer dopingu në atë ndeshje, kishte vdekur.
Shkaku i vdekjes nuk dihet dhe FS e Zambisë ka studiuar se një raport shtesë është duke pritur për CAF dhe FIFA se çfarë ka ndodhur saktësisht.
Ndërkohë në rrjetet sociale është shfaqur gazetari Usher Komugisa, i cili pretendon se Kabungo është rrahur nga huliganët.
“Është vërtet e trishtueshme që mjeku zambian Joseph Kabung, i cili punonte në ndeshjen mes Nigerisë dhe Gana, u rrah nga tifozët derisa humbi ndjenjat. U bënë përpjekje për t’i shpëtuar jetën, por nuk patën sukses. Shpirti i tij u prehtë në paqe”, shkroi ai.
https://twitter.com/UsherKomugisha/status/1509055617268391939?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1509055617268391939%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fzeri.info%2Fsport%2F446831%2Fvdes-mjeku-i-fifa-s-pas-trazirave-ne-ndeshjen-nigeri-ndash-gane%2F