Vdes mjeku i njohur nga Kosova
25 nëntor 2020
| 11:51
Ka ndërruar jetë të mërkurën mjeku i njohur, Zenel Kabashi.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë me dije nga institucioni shëndetësor ku ishte i angazhuar së fundmi, Qendra Diagnostike Terapeutike “EndoMed-B”.
“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se sot u nda nga kjo jeta bashkëpunëtori jonë, dr. Zenel Kabashi. U prehtë në paqe”, është shkruar në faqen zyrtare të “EndoMed-B” në “Facebook”.
Kabashi ka vdekur në moshën 79- vjeçare.
Kabashi ishte internist dhe gastroenterolog. Ai kishte diplomuar në vitin 1968 në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Mjekësisë, kurse kishte specializuar në Beograd.
Për dekada ai ka punuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Arsyet e vdekjes së tij nuk dihen ende.